Granada e dërgon vlerën për Myrto Uzunin në 25 milionë euro

Futboll

Granada e dërgon vlerën për Myrto Uzunin në 25 milionë euro

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:37
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni po kalon një formë fantastike te Granada. Sulmuesi shqiptar kryeson listën e golashënuesve në La Liga 2 me 15 gola të realizuar.

Për më tepër që në takimin e fundit theu edhe mallkimin me një gol të realizuar në transfertë pasi në 14 realizime e mëparshme, kishin ardhur kur Granada luante në shtëpi.

Interesi është shtuar për Uzunin dhe Granada ka marrë menjëherë masat.

Ekipi spanjoll e ka klauzolën e largimit të Uzunit në shifrën e 12 milionë eurove.

Por në rastin se kjo skuadër do të ngjitet në La Liga, atëherë klauzolës i shtohet shifra e 13 milionë eurove dhe në total klubet e interesuara për Uzunin duhet të paguajnë 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat