Formacionet zyrtare të Arsenalit dhe Brentfordit

Futboll

Formacionet zyrtare të Arsenalit dhe Brentfordit

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:22
Granit Xhaka

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Arsenalit dhe Brentfordit, e vlefshme kjo për xhiron e 23 të Premier Ligës angleze.

Arsenali do të kërkojë me çdo kusht fitoren sot dhe të këndellet nga humbja 1:0 në xhiron e fundit kundër Evertonit.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe Arsenali e mposhti Brentfordin si mysafirë me rezultat bindës 3:0.

Momentalisht, Arsenali zë vendin e parë në tabelë me 50 pikë, pesë sosh më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse Brentfordi renditet në pozitën e shtatë me 33 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin mungojnë Elneny, Jesus, Nelson dhe Smith-Rowe, kurse te Brentfordi nuk do të paraqiten Thomas Strakosha, Jansson, Onyeka.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; Zinchenko, Gabriel, Saliba, White; Xhaka, Partey, Odegaard; Martinelli, Nketiah, Saka

Brentford (3-5-2): Raya; Ajer, Pinnock, Mee; Roerslev, Janelt, Norgaard, Jensen, Henry; Toney, Mbeumo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat