Shqiptarët ndahen baras në elitën e futbollit zviceran 

Futboll

Shqiptarët ndahen baras në elitën e futbollit zviceran 

Nga: K. G. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 16:10
Celar shënon nga penalltia

Lugano ndahet baras (1:1) me Luzernin, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit zviceran.

Ky ballafaqim ka qenë edhe derbi mes shqiptarëve.

Albian Hajdari e Kreshnik Hajrizi, u paraqitën nga minuta e parë dhe Uran Bislimi nga minuta e 68-të për Luganon dhe kapiteni Ardon Jashari e Ismajl Beka po ashtu nga minuta e parë për Luzernin.

Abubakar shënoi në minutën e 16-të për Luzernin dhe Celar nga penalltia (37') për Luganon.

Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73-të.

Lugano është në vend të katërt me 28 pikë dhe ka dy më shumë se Luzerni që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat