Tronditet Frankfurti

Futboll

Tronditet Frankfurti

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 19:36
Tronditet Frankfurti

Koln vijon ecurinë pozitive në kampionat duke marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Eintracht Frankfurt, ndaj një kundërshtari që gjithashtu po kalonte një moment të mirë.

Pjesa e parë dhuroi një futboll të kujdesshëm, me skuadrat që menduan më shumë për mbrojtjen dhe rastet ishin të pakta.

Fraksioni i dytë ishte një tjetër “simfoni”, me vendasit të cilët diktuan ritmin, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në rezultat.

Hubers gjeti avantazhin pas 4 minutash lojë duke i dhanë një goditje “shqiponjave”, që pavarësisht se kërkuan të reagonin, vuajtën mungesën e finalizimit.

Në minutën e 71-të Skhiri mori të gjithë vëmendjen me golin e dytë të sfidës, ndërsa tuniziani realizoi edhe golin e tretë në minutën e 86-të.

Me këtë sukses Koln prek vendin e 11 dhe barazon me pikë M’gladbach me 26 të tilla, ndërkohë Eintracht Frankfurt mbetet me 35 pikë në vendin e 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat