Nga NBA-ja në Premier League!
Mund të jetë ky rrugëtimi i Jahm Najafi, menaxher amerikan me origjinë iraniane, aksionar aktual në Phoenix Suns, klub amerikan i basketbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediumit të njohur “Financial Times”, në fakt, Najafi është i gatshëm ta prezantojë një ofertë për ta blerë paketën e shumicës në Tottenham.
Për mazhorancën e klubit anglez, ai është i gatshëm t’i shpenzojë 3,5 miliardë euro.
Pas pak javësh, shkruan tutje në të përditshmen ekonomike përtej Atlantikut, është paraparë një takim formal me Daniel Levy, numër 1 aktualisht tek Spurs.