Ultrasit italianë kërcënojnë presidentin

Futboll

Ultrasit italianë kërcënojnë presidentin

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 20:43
Massimo Ferrero dhe disa foto ilustrim

Sampdoria po kalon një nga momentet më të vështirë të viteve të fundit, dhe rrezikon seriozisht rënien në Serie B.

Skuadra e Stankoviq renditet në vendin e parafundit me 11 pikë, duke qenë për momentin 8 pikë larg mbijetesës.

Sfida e radhës do të luhet në “Olimpico” ndaj Lazios, ndërkohë që tifozët kanë reaguar në lidhje me krizën e skuadrës së zemrës.

Ata kanë lënë një kokë derri në hyrje të zyrave të klubit.

Nuk mungon një mesazh për presidentin Massimo Ferrero dhe Antonio Romei, anëtarin e Bordit Drejtues.

“Ferrero dhe Romei, kokat e radhës do të jenë tuajat”, lexohet në mesazhin kërcënues të ultrasve të Sampdorias.

Kjo është hera e dytë që ndodh një ngjarje e tillë. Një muaj më parë, në zyrat e klubit u dërgua një zarf me plumba nga ultrasit e zemëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat