Tetova: Sfidat në Kupë janë të vështira

Futboll

Tetova: Sfidat në Kupë janë të vështira

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 15:37
Edlir Tetova

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova foli pas barazimit pa gola me Laçin në Rrogozhinë.

Ai u shpreh se ekipi ka pasur probleme pjesën e parë, por pjesën e dytë u rikuperuan pasi kurbinasit u mbyllën në mbrojtje.

“Laçi kishte ardhur ndryshe, ishte i tërhequr në mbrojtje, patëm momente jashtë detyrave në pjesën e parë. E morëm kontrollin në pjesën e dytë, është e vështirë të depërtosh më vështirësi. Për pjesën taktike kemi pasur probleme, hapësira mes linjave, nisja e topit nga poshtë.

Reparti mbrojtës po ndjen lodhje, kemi pasiguri na duhen pikët në kampionat. Laçi nis me kundërsulm, ishte i rrezikshëm me dy sulmues para portës. Ne i kemi marrë 9 pikë Laçit në kampionat, por ndeshja në Kupë është ndryshe.

Ata u mbyllën në mbrojtje se nuk donin ta humbisnin, pjesën e parë nuk ia arritëm të sulmonim, por në pjesën e dytë ndryshuam.

Kemi kontigjent të mirë në ekip, edhe pse ndryshojmë shpeshherë, ne do të shikojmë ndeshje pas ndeshje, duhet të bëjmë më të mirën.

Përsa i përket Kupës, është ndeshje e vështirë sepse Laçi ka qenë në çerekfinalet dhe gjysmëfinale vitet e fundit.

Ne kemi folur me Memollën por do shohim ndeshjet në vijim kur mund të luajë pasi ka plot të tilla, pasi Musta po bën mjaft mirë me ekipin”, tha Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat