Ramadani: Fitore me meritë

Futboll

Ramadani: Fitore me meritë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 16:00
Zekirija Ramadani

Gjilani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini, e treta radhazi në Albi Mall Superligë.

Të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani triumfuan me rezultat minimal 0-1, falë golit të sulmuesit Mevlan Zeka.

E trajneri Ramadani pas ndeshjes ka thënë se këto fitore nuk janë rastësi për skuadrën e tij.

“Padyshim që i kemi bërë dy fitore radhazi dhe ky ishte një test jo për dikë tjetër, por për veten.

Ishte fitorja e tretë dhe me plot meritë, me shumë angazhim, në një fushë kaq të vështirë”.

“Dukagjini ka bërë disa hapa fals dhe kur shkon në shtëpinë e tyre është e vështirë. Ne e merituam fitoren”.

“Për shkak të rezultatit, ne duhej të mbroheshim në atë mënyrë.

Me të vërtetë ishte një fitore e madhe. Kjo është një vërtetësi që këto fitoret e fundit, nuk ishin të rastësishme”, është shprehur Ramadani pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat