Juventusi nuk heq dorë nga Rabioti

Futboll

Juventusi nuk heq dorë nga Rabioti

Më: 4 mars 2023 Në ora: 23:31
Rabiot

Juventus ëndërron ta mbajë në skuadër Adrien Rabiot.

Mesfushori i Juventusit po rritet me një ritëm të paparë më parë në karrierën e tij dhe “Zonja e Vjetër” do të dëshironte të rinovonte kontratën e tij që skadon në qershor, por për momentin, pavarësisht disa takimeve me menaxherin e nënës së tij Veronique, mundësia për rinovim duket shumë e vogël.

Mediet italiane raportojnë se tundimi i Premier League është konkret.

Ndër klubet më të interesuar për të është Manchester City, që duket se momentalisht është kthyer në “kërcënim” serioz për Juven.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat