Aksident i frikshëm i autobusit të ekipit turk, 14 lojtarë të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Futboll

Aksident i frikshëm i autobusit të ekipit turk, 14 lojtarë të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Autobusi i skuadrës së ligës së tretë turke, Alanya Kestelspor, është aksidentuar në orën 5:30 të mëngjesit.

Autobusi me futbollistët është përmbysur në njëri krah kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat e rrugës.

Më vonë, lojtarët u dërguan në spitalin e Alanya nga ekipet mjekësore që erdhën në vendngjarje. Mësohet se pas aksidentit kanë mbetur të plagosur 14 lojtarë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit, presidenti i klubit, Levent ugur tha për “A Spor”: “Aksidenti ishte pak i rëndë, por fatmirësisht nuk humbëm asnjë jetë. Trajtimi i lojtarëve dhe stafit tonë vazhdon. Një nga lojtarët tanë u dërgua në Antalia dhe një tjetër u operua këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat