Babai i Mateo Reteguit: Ëndrra e tij është të luajë në Europë

Futboll

Babai i Mateo Reteguit: Ëndrra e tij është të luajë në Europë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:06
Retegui

Karlos Hoze Retegui, babai i Mateos, sulmuesit të Tigres, i thirrur së fundmi në kombëtaren italiane nga Mançini në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024” kundër Anglisë dhe Maltës, foli për “Gazzetta dello Sport” për ftesën nga katër herë kampionët e botës.

“Ai ka një pasaportë italiane falë gjyshit të tij Anxhelo Dimarko, i cili erdhi në Argjentinë, por ishte me origjinë nga Kanikati. Për të është një nder dhe një krenari e madhe të thirret nga kampionët e Europës.

Ai është shumë krenar dhe entuziast”, tha babai i lojtarit.

Babai i tij ka folur dhe për interesimin e pretenduar të disa skuadrave të rëndësishme italiane si Milani, Udineze dhe Roma.

“Ajo që di të them është se Mateo ndodhet ende në pronësi të Boka Zhuniorsit me mundësinë që Tigres të blejë 50% të çmimit. Kështu që ata do të duhet të arrijnë një marrëveshje.

Shumë skuadra europiane e kanë kërkuar dhe ëndrra e tij, natyrisht, është të luajë në Europë”, tha babai i lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat