Bekaj pas barazimit në Ballsh: Është problem kur je portier te Tirana

Futboll

Bekaj pas barazimit në Ballsh: Është problem kur je portier te Tirana

Më: 18 mars 2023 Në ora: 17:49
Bekaj

Visar Bekaj mbajti në lojë Tiranën në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Bylisit me pritje vendimtare.

Por as ai nuk shmangu golin e Eskerdinjës, që solli më pas barazimin 1-1 të bardhebluve.

Ai pohoi pas sfidës se për të ishte punë pak më e vështirë se e portierëve të tjerë në Superiore.

“Te goli mendova se e preka dhe shkoi topi shkoi në shtyllë, kur e pashë gol u mërzita më pas.

Titullar te Kosova?

E imja është të punoj, jap maksimumin.

Duke pasur parasysh që kemi vetëm Zvicrën konkurrent që mund të jetë më i mirë së se ne dhe Izraeli që është aty-aty, Rumania dhe Andorra janë pak më të dobëta, edhe pse nuk duhen nënvlerësuar, synojmë vendin e dytë dhe kualifikimin.

Hasani e meriton një ftesë se ka bërë paraqitje shumë të mirë, ka bërë një hap mbrapa nga Hungaria për këtu, për të bërë tre përpara dhe u paraqit mirë.

Kur mori veten ka bërë shumë gola e asiste, të vazhdojë kështu e na ndihmojë neve.

Kur ka bërë gol ishte vendimtar.

Të jesh portieri i Tiranës nuk ke shumë punë, prandaj është problem kur nuk ka shumë gjuajte në portë.

Në një ekip si Tirana duhet të jesh shumë i përqendruar, se nuk do të kesh shumë punë por te ajo gjuajtje që të bëjnë duhet të jesh shumë i përqendruar”, tha Bekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat