Mediumi serb i vërsulet Agim Ademit: Njeriu që donte një ndeshje kundër Serbisë në Prishtinë!

Futboll

Mediumi serb i vërsulet Agim Ademit: Njeriu që donte një ndeshje kundër Serbisë në Prishtinë!

Nga: K. Goca Më: 21 mars 2023 Në ora: 19:43
Agim Ademi

Sot është raportuar se Agim Ademi është arrestuar por policia thotë se ndaj kryetarit të FFK-së, nuk ka ndonjë urdhër-arrest.

Nga ana tjetër, mediumet në Serbi i vërsulen Agim Ademit, ndër to “Kurir”, duke thënë se Ademi doli në vëmendjen e publikut kur shprehu dëshirën për të luajtur një ndeshje kundër Serbisë në Prishtinë?!

Ky farë mediumi raporton për ngjarjen e sotme që flitej për arrestimin e Ademit, duke dalur me titull: “Është arrestuar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, njeriu që pështyu në Piksin dhe donte një ndeshje kundër Serbisë në Prishtinë”.

Ky farë pamflet ia kujton edhe fjalët Ademit çfarë kishte deklaruar para një kohe, deklaratë që kishte shkaktuar tronditje në futbollin serb.

“Garantoj se ajo ndeshje do të ishte e realizueshme dhe e organizuar në standardet më të larta”, kishte tha Ademi dy vite më parë për “Tutosport” nga Italia.

“Futbollistët e Serbisë dhe Kosovës duhet të luajnë një ndeshje miqësore dhe të tregojnë se futbolli dhe sporti i bashkojnë njerëzit, jo t'i ndajnë”, kështu kishte deklaruar më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat