Italia do të rikthehet në fushë mbrëmjen e së enjtes kundër Anglisë

Futboll

Italia do të rikthehet në fushë mbrëmjen e së enjtes kundër Anglisë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:33
Mancini

Italia do të rikthehet në fushë mbrëmjen e së enjtes kundër Anglisë për ndeshjen e parë kualifikuese për Europianin e ardhshëm.

Trajneri Mancini do të duhet të përballet me mungesën e sulmuesve dhe, në përgjithësi, me një problem brezash që sheh pak talente ‘Made in Italy’.

Gigi Riva, golashënuesi më i mirë i Italisë ndonjëherë me 35 gola në 42 ndeshje, foli për Il Messaggero për këtë dhe më shumë. Për sulmuesit në veçanti, ai shpjegoi:

“Të huajt e kanë shkatërruar kombëtaren. Ka shumë në futbollin tonë.

Dhe nuk ka më një italian që ka mundësi të bie në sy. Ata janë thuajse të gjithë sulmues të huaj në skuadrat kryesore”.

Dhe përsëri: “Epo, është një periudhë e tillë, në fakt.

Trajneri Mancini grumbullon ata që ka në dispozicion, kini parasysh, ai grumbullon më të mirët e mundshëm”.

Krahasuar me kohën e Riva-s, gjërat kanë ndryshuar: “Kishte një rivalitet shumë të fortë, të gjithë ishin të uritur për futboll.

Sot ka kryesisht të huaj, ndonjëherë nuk ua kujton dot as emrat”.

Për mungesën e Italisë në dy Botërorët e fundit: “Më dhemb, është një temë që do ta mbyllja menjëherë. Por ndeshjen e kombëtares do ta shoh në Napoli, sigurisht që u emocionova në Europian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat