Skuadra shqiptare gjunjëzon Pelisterin

Futboll

Skuadra shqiptare gjunjëzon Pelisterin

Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:48
Voska Sport

Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, ka shënuar fitore në derbi, me rezultat 2:1 nda Pelisterit të Manastirit.

Ndeshja ka qenë e vlefshme e javës së 21-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

“Golin e parë, Emini e realizoi që në fazën e hershme të ndeshjes, kur në mënyrë perfekte ekzekutoi goditjen e lirë, duke vendosur topin pas shpinës së portierit mysafir. 

Ky gol ju dha krahë futbollistëve të skuadrës, që mjaft mirë administruan ndeshjen deri në fund, ndërsa në minutën e 77-të, Emini sërish doli në skenë, këtë herë falë një asistimi të Alen Jasharovskit, i cili pasi vodhi një top shumë pranë zonës, kundërshtare, pasoi për kapitenin tonë, i cili nuk fali dhe me të djathtën e tij shënoi edhe një gol tjetër, që ishte i mjaftueshëm për fitoren e madhe të FC Voska Sport. 

Deri në fund të takimit, mysafirët në pamundësi për të ndërtuar lojë, mbetën me 10 futbollistë në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Bllagoja Ljamçevskit në minutën e 86-të, ndërsa krejt në fund, në minutat shtesë, veterani nga radhët e skuadrës mysafire, Borçe Manevski nga penaltia shënoi golin e nderit për Pelisterin, që në fund vlen vetëm për statistikë. 

Me këtë fitore, Voska Sport sërish rikthehet në pozitën e dytë me 50 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Vardari, ndërkohë Pelisteri me 43 pikë mbetet në pozitën e katlërt”, njofton FC Voska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat