Prezantuesja italiane bën gafën e madhe në “Bernabeo”

Futboll

Prezantuesja italiane bën gafën e madhe në “Bernabeo”

Më: 22 mars 2023 Në ora: 19:01
Diletta Leotta

Diletta Leotta, prezantuesja dhe gazetarja bukuroshe sportive italiane, nuk humbet asnjë rast për të bërë “selfie” dhe më pas t’i publikojë në profilet e saj sociale, por këtë herë ka shënuar autogol të bujshëm.

E dashura e Loris Karius, portierit gjerman që u bë i famshëm për keq me gafat në finalen e Champions League 2018 në Kiev, ndaj Real Madridit, ishte në kryeqytetin spanjoll për të raportuar mbi rinovimin e stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Me këtë rast, ajo nuk e ka humbur mundësinë të vizitojë muzeun e klubit më të titulluar në botë.

Partnerja e Karius, mes një “selfie” dhe një seti fotografik, nuk e kuptoi se kishte bërë një gafë që bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Mes kupave të panumërta të ekspozuara në dhomën e trofeve, Diletta ka pozuar para Champions League.

Ndjekësit e saj nuk kanë humbur rastin t’i kujtojnë asaj se një nga ato kupa ishte dhuratë e për madrilenët nga i dashuri i saj, i cili më 2018 luajti një finale katastrofike me Liverpoolin duke bërë gafa qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat