Hetimi, Ronaldo ka ‘nënshkruar’ marrëveshje sekrete

Futboll

Hetimi, Ronaldo ka ‘nënshkruar’ marrëveshje sekrete

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:47
Ronaldo

Hetimi për marrëveshjet sekrete të pagave të Juventusit ka zbuluar një bisedë mes drejtorëve të klubit ku thuhet se ata konfirmuan se Kristiano Ronaldo kishte firmosur dokumentet.

Zyra e Prokurorit Publik të Torinos po shqyrton praktikat financiare të Bianconerëve gjatë viteve të fundit, përkatësisht përdorimin e tyre të supozuar të vlerave të fryra të transferimeve të lojtarëve për të falsifikuar fitimet kapitale dhe mashtrimin e tyre të tregut me marrëveshje sekrete për pagat e lojtarëve.

Sipas “Calciomercato.com”, Guardia di Finanza ka zbuluar një bisedë të zhvilluar mes drejtorëve të shumtë të Juventusit në “WhatsApp”, ku ata diskutuan situatën e Ronaldos.

Në orën 13:42 të datës 23 prill 2021, sekretari i klubit Paolo Morganti shkroi në grupin “WhatsApp”: “Manovra e dytë me pagën, Kristiano ka firmosur. Ai ka një kopje të të gjitha dokumenteve”.

Drejtori sportiv Federiko Çerubini më pas u përgjigj: “Mirë!”.

Në të njëjtën bisedë në “WhatsApp”, kreu i departamentit juridik të Juventusit, Cesare Gabasio, shkroi tre ditë më parë: “I pari i gatshëm për të nënshkruar është Kristiano”

Më 11 shtator 2021, Morganti dërgon një email të brendshëm duke thënë: “Ndoshta shuma e treguar në nxitje duhet të jetë ajo e shkrimit në dorën e lojtarit”.

Ronaldo me sa duket hoqi dorë nga 19. 548,333.33 euro në paga në sezonin 2020/21, në fazat e hershme të pandemisë “COVID”, dhe Zyra e Prokurorit Publik të Torinos beson se klubi privatisht pranoi ta paguante këtë, pavarësisht se kishte shpallur vendimin e tyre për të ngrirë pagat për disa muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat