Si pritet të rreshtohet Kosova kundër Izraelit?

Futboll

Si pritet të rreshtohet Kosova kundër Izraelit?

Më: 24 mars 2023 Në ora: 23:24
Pamje nga stërvitja e Kosovës

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të duelit kundër Izraelit, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, në orën 18:00.

Stërvitja e fundit i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën e këtij stadiumi dhe për t’u rigjeneruar nga udhëtimi i sotëm.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për ta dhënë maksimumin e tyre në ndeshje.

Trajneri Gires pritet të hedhë në fushë një formacion kryesish sulmues, teksa reparti ofensiv pritet të formohet nga Zhegrova, Rashica dhe Muriqi, të 3 këta në superformë me klubet e tyre.

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Izraelit:

Muric, Rrudhani, Kryeziu, Rrahmani, Hadërgjonaj, Dresheviq, Berisha, Celina, Zhegrova, Rashica, Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat