Përforcim në sulm

Futboll

Përforcim në sulm

Më: 26 mars 2023 Në ora: 21:53
Milani

Milani po shqyrton të gjitha mundësitë për të përforcuar sulmin e tij dhe dy emrat e parë në listë vazhdojnë të jenë Noah Okafor dhe Mateo Retegui.

Sulmuesi i Salcburgut nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në 2024-ën dhe drejtuesit kuqezi po monitorojnë situatën, ndërkohë që për italo-argjentinasin duhet të fitojnë derbin me Interin që për momentin duket më i avantazhuar.

Një tjetër emër në listën e Maldinit dhe Masarës është edhe Ikoma-Lois Openda.

Belgu që aktivizohet me Lensin  ka tërhequr vëmendjen e Milanit me paraqitjet e mira gjatë këtij sezoni dhe drejtuesit e konsiderojnë 23-vjeçarin si bomberin e duhur të së ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat