Barazim befasues i Moldavisë ndaj Çekisë

Futboll

Barazim befasues i Moldavisë ndaj Çekisë

Më: 27 mars 2023 Në ora: 22:55
Çekia

U luajtën mbrëmjen e sotme 2 sfidat e vlefshme për Grupin E të kualifikueseve të Europianit, grup në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria.

Kuqezinjtë e Silvinjos u mposhtën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë, ndërkohë që surpriza e mbrëmjes ishte padyshim barazimi pa gola i Moldavisë ndaj Çekisë.

Edhe pse kombëtarja çeke në duelin e parë mposhti Poloninë me rezultatin 3-1, në këtë duel nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi pa gola në Moldavi.

Një rezultat ky që i shkon përshtat Shqipërisë që më 17 qershor do të presë Moldavinë në “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat