Asllan Beka - ndër kontribuesit e mëdhenj në sportin e futbollit

Futboll

Asllan Beka - ndër kontribuesit e mëdhenj në sportin e futbollit

Fatmir Beka Nga Fatmir Beka Më 28 mars 2023 Në ora: 11:53
Asllan Beka

Gjeneratat e reja, mund të mos njohin foton, pasi kjo foto është e vjetër mbi 43 vite (1980), ndërsa në te është një futbollist, asokohe i njohur edhe me emër - Asllan Beka, sot prof i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në ShML "Hasan Prishtina " në Mitrovicë.

Asllani ishte një sulmues agil, shumë i shpejtë edhe golashënues për skuadrën KF "Elektroliza" nga Kçiqi i Madh, skuadër kjo që ka ditur dhe ka pasur potencial të ju "prish" punët edhe planet edhe skuadrave të mëdha asokohe si KF Trepça e etj.

Kompaktësia dhe kolektiviteti, shoqëria dhe motivimi i kësaj skuadre ishte për lakmi, ndonëse nga rrethanat e kohës, kishte pak kushte edhe mundësi , dukshëm larg kushteve edhe mundësive që kanë tash futbollistët edhe klubet tona.

Asllani ka luajtur edhe në disa skuadra tjera të rajonit të Mitrovicës si përforcim, ndërsa më pas ka ndihmuar klubin në forma të ndryshme varësisht nga nevojat edhe kërkesat.

Ai së bashku me autorin e këtij teksti kanë udhëhequr skuadrën edhe në ri formimin e saj, pas luftës së vitit 1999, duke u bërë skuadra kyçe që diktonte dhe vendoste kush të inkuadrohet në rang më të lartë të garave.

Prof. Asllani ka punuar përveç si trajner edhe si gazetar sporti në të përditshmen "Bota sot" për disa vite si korrespodent nga qyteti i Mitrovicës, ndërkohë që njihet për punën e palodhshme, sinqeritetin dhe afërsinë miqësore me secilin , posaçërisht me sportistët.

Beka mbetet një nga "ikonat" e klubit "Elektroliza" e cila në historikun e saj - ishte edhe anëtare e Ligës së Dytë të Kosovës pas vitit 2003 (asokohe ishte rangu i dytë më lartë pas Ligës së Parë), ndërsa bazuar në rininë dhe talentët nga ky lokalitet është mëkat që klubi ka pushuar së vepruar, me shpresë se një ditë përsëri do ri-ngjallet edhe do tuboj të rinjtë në fushën e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat