Formacioni zyrtar i Kosovës, katër ndryshime nga Giresse

Futboll

Formacioni zyrtar i Kosovës, katër ndryshime nga Giresse

Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:08
Giresse

Kosova luan sonte (20:45) takimin e dytë eliminator të Euro 2024. Dardanët e nisën fushatën e tyre drejt Gjermanisë me një barazim 1-1 në Izrael.

Djemtë e Giresse do të sfidojnë Andorrën në “Fadil Vokrri”.

Trajneri francez ka bërë katër ndryshime krahasuar me titullarët e takimit të parë në grupin I.

Vojvoda, Dresevic, Muslija dhe Zhegrova nuk ishin në nivelin e duhur përballë Izraelit. Nga minuta e parë do e nisin Hadërgjonaj, Berisha, Fazilji, ndërkohë që Arbër Zeneli do të formojë treshen ofensivë me Rashicën e Muriqin.

Formacioni zyrtar: Muric, Paçarada, c, Kryeziu, Hadergjonaj; Berisha, Fazliji, Celina; Zeneli, Rashica, Muriqi. Trajner: Alain Giresse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat