Edhe një skandal në futbollin anglez 

Futboll

Edhe një skandal në futbollin anglez 

Nga: K. G. Më: 30 mars 2023 Në ora: 22:07
Foto ilustruese, makina e policisë

Futbollisti i Sunderlandit, Jack Diamond, akuzohet për sulm seksual, njofton ky klub.

Për shkak të kësaj, Diamond u pezullua menjëherë nga klubi dhe huazimi i tij në kampin Lincoln iu ndalua.

Diamond akuzohet për vepra penale nga maji i vitit të kaluar dhe ai do të paraqitet në prokurori në maj të këtij viti.

Në total ka luajtur 45 ndeshje me fanellën e këtij klubi, duke shënuar dy gola dhe ka gjashtë asistime. 

Që nga gushti i vitit të kaluar, ai ka qenë i huazuar te Lincoln, i cili luan në Ligën 1 (rangu i tretë) dhe në fanellën e të cilit ka shënuar gjashtë gola e katër asistime në 31 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat