Richarlison: Unë nuk isha udhëheqësi i rebelimit kundër Contes

Futboll

Richarlison: Unë nuk isha udhëheqësi i rebelimit kundër Contes

Nga: K.G.. Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:21
Richarlison

Trajneri italian u shkarkua nga Tottenham pasi kritikoi lojtarët dhe drejtuesit e klubit pas duelit me Southamptonin.

Sulmuesi brazilian Richarlison ka mohuar se ka qenë udhëheqësi i rebelimit ndaj trajnerit italian Antonio Conte, i cili u shkarkua nga pankina e Tottenhamit këtë javë.

"Nuk pranoj kur thonë gënjeshtra për mua. 

Gjithmonë kam pasur shumë respekt për Conten", ka shkruar sulmuesi brazilian 25-vjeçar në rrjetet sociale.

"Unë nuk kam qenë lider i rebelimit kundër tij, ishte e kundërta. 

Më vjen keq që nuk dhashë aq sa priste nga unë dhe nuk bëra sa duhet që ai të qëndronte", ka shtuar ai.

Richarlison është akuzuar në media se i ka dhënë klubit ultimatum për shkarkimin e trajnerit italian.

“Ai më ka ndihmuar shumë dhe sa herë që kemi pasur ndonjë problem e kemi zgjidhur me bisedime dhe profesionalizëm dhe këtë mund ta konfirmojë, ka thënë braziliani.

Tottenham u nda nga Conte, i cili pas barazimit ndaj Southampton (3:3) dhe kritikoi ashpër lojtarët dhe drejtuesit e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat