Klopp konfirmon se do të bëjë ndryshime te Liverpool gjatë verës

Futboll

Klopp konfirmon se do të bëjë ndryshime te Liverpool gjatë verës

Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:56
Klopp

Jurgen Klopp synon të rindërtojë Liverpoolin pas një sezoni zhgënjyes dhe se do të ndodhë kjo ai e ka pranuar edhe vetë.

Aktualisht Liverpool gjendet vetëm në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League dhe nuk është pjesë e ndonjë gare të madhe në garat e kupave evropiane.

Kjo ndryshe nga vitet e fundit kur kishte pozitë më të mirë si në Angli e si në Evropë. Të përmendur si opisone që Liverpool t'i transferojë si lojtarë në verë janë Jude Bellingham i Borussia Dortmundit dhe Mason Mount i Chelseas.

"Unë nuk do t'i përgjigjem pyetjes lidhur me shpenzimet, sepse ne nuk flasim për gjëra të tilla. Është një moment që duhet të bësh ndryshime. Kjo është krejtësisht normale", ka thënë trajneri i Liverpoolit. "Ne nuk jemi aty ku duam të jemi dhe aty ku duhet të jemi". 

Në dy vitet e fundit Klopp ka sjellë në skuadër futbollistët Ibrahima Konate, Luis Diaz, Darwin Nunez dhe Cody Gakpo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat