Prishtina fiton me përmbysje, Ballkani e mposht Gjilanin

Futboll

Prishtina fiton me përmbysje, Ballkani e mposht Gjilanin

Më: 1 prill 2023 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e ka mposhtur Gjilanin me rezultat solid 2:0.

Golat e fitores për kampionin i shënuan Meriton Korenica (minuta e 19’) dhe Albion Rrahmani (minuta e 61’).

Fitore sot regjistroi edhe skuadra e Prishtinës, e cila me përmbysje të rezultatit e mposhti Trepçën ’89.

Trepça ’89 e mbylli pjesën e parë në epërsi prej 1:0 me golin e Ardian Mujës (minuta e 29’), kurse Prishtina u rikthye në pjesën e dytë duke shënuar plot katër gola.

Golat nga Prapashtica (minuta e 53’), Pllana (minuta e 57’), Rrahmani (66’) dhe Shefiti (minuta e 85’) i siguruan fitoren sot Prishtinës me shifrat 4:1.

Ndërkaq, krahas këtyre dy ndeshjeve u zhvillua edhe përballja mes Llapit dhe Malishevës, të cilën llapjanët e fituan 1:0 falë golit të shënuar nga Franciso Rivera në minutën e 79’.

Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme i gjeni më poshtë.

FC Ballkani 2:0 Gjilani

KF Llapi 1:0 Malisheva

Prishtina 4:1 Trepça ‘89

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat