Henry: Messi duhet të kthehet në Barcelonë

Futboll

Henry: Messi duhet të kthehet në Barcelonë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 21:59
Messi

Legjenda e Francës dhe e Barcelonës, Thierry Henry, ka deklaruar publikisht se dëshiron rikthimin e Lionel Messit në “Camp Nou”. 

Një deklaratë të tillë ish-sulmuesi i Arsenalit e bëri pikërisht nga tapeti i stadiumit “Parc des Princes” në Paris, duke shkaktuar shumë zhurmë në Francë.

Sipas tij, Leo e ka vendin te Barcelona.

Ajo që dua them nuk është lajm, është një dëshirë.

Messi duhet të kthehet në Barcelonë për dashurinë e futbollit dhe sepse nuk u largua ashtu siç duhej”, deklaroi “Titi”.

Më tej ai shtoi: “Është e turpshme të dëgjosh fërshëllimat në ‘Parc des Princes’.

Nuk mund të fishkëllesh një nga lojtarët më të mirë të ekipit me 13 gola dhe 13 asiste në Ligë, plus 4 gola të tjerë në Champions League.

Dua të shoh Lionel Mesin të përfundojë karrierën e tij në Barcelonë për dashurinë e futbollit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat