Java e 29-të në Superligë hapet sot me këto tri ndeshje interesante

Futboll

Java e 29-të në Superligë hapet sot me këto tri ndeshje interesante

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Java e 29-të në Superligën e Kosovë do të nis sot, teksa tri ndeshje janë në program për t’u zhvilluar.

Pas humbjes xhiron e kaluar, Prishtina do kërkojë këtë javë në shtëpi të marr pikët e plota ndaj Ferizajt, që ka tri fitore në pesë sfidat e fundit.

Si pasojë e humbjes nga Dukagjini, bardh e kaltrit kanë humbur pozitën e katërt, derisa ferizajasit janë ngjitur në atë të shtatën.

Një nga ekipet më të dobëta në pesë sfidat e fundit është Gjilani, që i shkon Malishevës.

Të kuqtë nga Gjilani kanë dy humbje rresht dhe është në rrezik që pas një kohe të gjatë ta humbin vendin e tretë në tabelë.

Në krahun tjetër, malishevasit janë të tetit dhe në rrezik për rënie nga elita.

Ndeshja e fundit e së shtunës është mes Trepçës’89 e Llapit.

Mitrovicasit morën një pikë të madhe në udhëtim te Drita, por janë në pozitë tejet të keqe dhe një humbje eventuale do ia rrezikonte seriozisht qëndrimin në Superligë.

Me një fitore eventuale të llapjanëve dhe një dështim i Gjilanit për pikët e plota, do i vendosin ata në vendin e tretë, që iu siguron garat evropiane.

Të tri ndeshjet zhvillohen në orarin e njëjtë, nga ora 15:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat