Real Madridi planifikon të nënshkruajë me Haalandin

Futboll

Real Madridi planifikon të nënshkruajë me Haalandin

Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:11
Haaland

Nuk është sekret që Real Madridi është admirues i madh i Erling Haaland. Me formën e jashtëzakonshme që ai po shfaq me Manchester Cityn këtë sezon, nuk është as çudi.

Sulmuesi norvegjez numëron 47 gola dhe gjashtë asistime deri më tani në të gjitha garat, në 40 paraqitje të tij.

Real Madridi e sheh Haalandin si pasardhës ideal për një afat të gjatë të Karim Benzemas dhe sipas “Telefoot”, klubi spanjoll ka bërë tashmë plane për të bërë një lëvizje për sulmuesin norvegjez verën e ardhshme.

Fondet totale të kërkuara për një marrëveshje pritet të arrijnë në 220 milionë euro, por te “Los Blancos” mendojnë se ia vlen që të shpenzohet kaq shumë për të, me 22-vjeçarin që tashmë e ka dëshmuar veten si një nga lojtarët më të mirë në botë.

Manchester City mendohet se do të bllokojë çdo përpjekje nga ndonjë klub këtë verë, por me klauzolën e tij të largimit aktive nga vera e ardhshme, ata do të jenë të pafuqishëm për të ndaluar Haalandin që të largohet, nëse ai e dëshiron këtë.

Real Madridi ishte i interesuar për ish-sulmuesin norvegjez edhe para se ai të nënshkruante me “Qytetarët” vitin e kaluar.

Erling Haaland me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat