Gundogan: Në futboll mund të ndodhë gjithçka!

Futboll

Gundogan: Në futboll mund të ndodhë gjithçka!

Më: 18 prill 2023 Në ora: 21:18
Gundogan

Manchester City niset i favorizuar në Allianz Arena përballë Bayern Munih për të siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League, duke qenë se fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me shifrat 3-0.

Megjithatë, para sfidës së të mërkurës, Ilkay Gundogan i The Citizens shprehet se në futboll mund të ndodhë gjithçka, ndërsa shtoi se e rëndësishme për Cityn është të luaj në stilin e tij dhe të mos ndryshojë pavarësisht kundërshtarit.

“Mendoj se e rëndësishme në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munih ishte menaxhimi i disa situatave dhe fakti që nuk i lejuam ata të shënonin të parët.

Por, ka ende edhe shumë lojë.

E rëndësishme është që të futemi në fushë dhe të luajmë me stilin tonë.

Duhet të jemi efikas, eksperienca na tregon se në çdo ndeshje duhet të tregojmë veten.

Në futboll gjithçka është e mundur dhe Champions ka diçka speciale”, u shpreh Gundogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat