Messi në hall, kërcënohet me pezullim?

Futboll

Messi në hall, kërcënohet me pezullim?

Më: 2 maj 2023 Në ora: 18:52
Messi

Lionel Messi i habiti të gjithë kur u shfaq në Arabinë Saudite, ku u bë ambasador i turizmit të vendit.

Ai udhëtoi për në Arabinë e Saudite pas humbjes tronditëse të PSG-së kundër Lorientit dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, ai ka të ngjarë të përballet me një ndëshkim të rëndë nga klubi.

Të dielën, PSG u mposht nga Lorient 1-3 në shtëpi, gjë që vërtetoi se ky klub është vërtet në një krizë të madhe, ndaj argjentinasi është në shënjestër të tifozëve.

Ekipi njoftoi se Messi u largua vetë nga Parisi dhe se nuk i tha askujt nga klubi se do të shkonte në udhëtim.

Ai dyshohet se nuk e informoi drejtorin sportiv Luis Campos apo trajnerin Christophe Galtier se do të udhëtonte në Arabinë Saudite dhe as nuk kishte lejen e klubit për një udhëtim të tillë.

Sipas mediave ai përballet me një dënim të rëndë për një sjellje të tillë pasi ka shkelur disiplinën e klubit. Messi pritet të dënohet, madje shkruhet se kërcënohet edhe me pezullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat