Laporta po punon t’i përmbushë

Futboll

Laporta po punon t’i përmbushë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:41
Joan Laporta e Lionel Messi

Joan Laporta po punon intensivisht për të përmbushur dy kushtet e nevojshme të rikthimit të Leo Messit në Barcelonë.

Presidenti blaugrana po studion formulat ekonomike që i lejojnë atij të plotësojë kërkesat e Javier Tebas, i cili është i gatshëm ta ndihmojë Barçën në këtë rast, sepse rikthimi i argjentinasit në La Liga do të nënkuptonte rivlerësim të të drejtave të kompeticionit në tregun ndërkombëtar.

Kushti i parë i panegociueshëm për kthimin e Messit është që Barça të arrijë të balancojë bilancin e buxhetit. Messi do të nënshkruajë kontratë vetëm nëse Laporta ia dërgon atë të autorizuar më parë nga La Liga dhe Barça.

Më pas do të bëhej një pjesë e nënshkrimit të përbashkët, por ai moment do të vinte vetëm nëse Messi do të kishte marrë paraprakisht të gjitha dokumentet ligjore dhe të nënshkruara, të miratuara siç duhet.

Ky kusht i parë nuk është i lehtë për t’u plotësuar, pasi Barcelona duhet të ula faturën e pagave me 205 milionë euro. Për ta bërë këtë, përveç shkurtimit të buxhetit të disa seksioneve të saj sportive, do t’i duhet të rinegociojë kontratat e lojtarëve si Jordi Alba, Ter Stegen apo De Jong dhe të lërë të tjerë si Busquets, Ferran Torres apo Nico të largohen.

Për të akomoduar Messin, transferimet do të jenë të pashmangshme dhe vendosmëria e Laportës për të rikthyer Leon është e tillë që të vetmit të paprekshëm janë Pedri, Gavi, Lewandowski, Araujo dhe Koundé. Pjesa tjetër, duke përfshirë Raphinha, nëse është e nevojshme, do të nxirreshin në merkato.

Kushti i dytë i panegociueshëm është që Messi të rimarrë fanellën me numrin 10, që tani e ka Ansu Fati. Kjo kërkesë duket më e lehtë për t’u përmbushur se e para, por nuk është ashtu. Ansu Fati ka një kontratë në fuqi deri në vitin 2027 dhe pagë rekord prej 12 milionë euro në sezon.

Shumë para për të shkuar te një ekip tjetër.

Lojtari i ri, i cili në ndeshjen e fundit kundër Osasuna iu afrua nivelit të para dëmtimit të gjurit, e sheh veten të aftë për të rimarrë vendin e titullarit dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga “10”, pasi është një numër që i dhanë për të mbajtur përgjegjësinë e trashëgimisë së Messit në zemër të Barcelonës.

Laporta ka një tjetër problem në këtë çështje, pothuajse aq të komplikuar sa bilanci buxhetor. Bindja e Tebas duke prekur portofolin e tij mund të jetë po aq e vështirë sa të bindësh Ansu Fatin duke prekur zemrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat