Frikë nga gjoba e UEFA-s

Futboll

Frikë nga gjoba e UEFA-s

Më: 7 maj 2023 Në ora: 14:14
Kupa

“Abissnet Superiore” do t’i lërë vendin Kupës së Shqipërisë dhe këtë mesjavë do të njihen dy skuadrat që do të shkojnë ën finale.

Të mërkurën, do të luhen ndeshjet e kthimit teksa FSHF ka ndryshuar oraret e ndeshjeve.

Egnatia-Vllaznia ishte parashikuar të luhej në orën 15:00 por FSHF ka vendosur që ky takim të luhet një orë më parë, duke nisur në orën 14:00.

Ndërkohë, ndeshja mes Teutës dhe Tiranës në “Niko Dovana” ishte planifikuar të luhej në orën 18:00 por do të luhet në orën 17:00.

Ky ndryshim orari vjen si shkak i ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës s Kampioneve.

Nëse ndeshja Teuta-Tirana shkon me shtesë, atëherë duhet të luhet në kohën kur në Madrid, nis ndeshja mes Realit dhe Mançester Sitit. Por, rregullorja e UEFA-s nuk e lejon që të ketë përplasje mes eventeve kombëtare dhe Championsit. Kështu , për të shmangur gjobën, FSHF ka vendosur të ndryshojë orarin.

E mërkurë, 10 Maj 2023

14:00 Egnatia – Vllaznia (1-1)

17:00 Teuta – Tirana (0-3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat