Tottenham gjen trajner në Gjermani

Futboll

Tottenham gjen trajner në Gjermani

Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:38
Oliver Glasner

Tottenham mbetet ende në kërkim të një trajneri për t’i besuar ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, teksa së fundi në skenë ka dalë emri i austriakut Oliver Glasner.

Ky i fundit drejton Eintrachtin e Frankfurtit që prej verës së 2021-shit dhe sezonin e kaluar fitoi edhe Europa Leaguen me klubin gjerman, teksa puna e tij nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së klubeve të mëdha.

Glasner do të largohet në fund të sezonit dhe ka pranuar se do t’i pëlqente një aventurë në Angli, teksa Tottenhami po punon për t’i ofruar një kontratë 3-vjeçare.

Profili i 48-vjeçarit austriak vlerësohet shumë nga klubi londinez, pasi di të punojë me lojtarët e rinj dhe shihet si i duhuri për të nisur një projekt të ri në stolin e Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat