Dueli që vendos titullin, në Spanjë i frikësohen trazirave në derbi

Futboll

Dueli që vendos titullin, në Spanjë i frikësohen trazirave në derbi

Më: 11 maj 2023 Në ora: 20:18
Pamje nga një ndeshje

Komisioni i përhershëm shtetëror në Spanjë kundër dhunës, rracizmit, ksenofobisë dhe intolerancës në sport, e ka etiketuar derbin katalanas të fundjavës së ardhshme mes Espanyol dhe Barcelonës si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë.

Sfida e vlefshme për javën e 34 të La Ligës do të luhet të dielën e ardhshme në 14 maj, që nis në orën 21.00 në RCD Stadium, impiant që do të mbledhë rreth 40 mijë tifozë.

Do të jetë një duel vendimtar në fazën finale të sezonit, që nga momenti që skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez do të shpallet kampione e Spanjës nëse ja del të fitojë ndaj Espanyol.

Barça madje mund të arrijë në startin e ndeshjes me titullin e siguruar nëse Reali i Madridit dhe Atletico do të humbisnin respektivisht ndeshjet me Getafen dhe Elchen.

Nga ana tjetër edhe për Espanyolin e drejtuar nga Luis Garcia do të jetë një duel vendimtar, duke qenë se skuadra lufton për të mos zbritur në kategorinë e dytë.

Një fitore mund ta afrojë me mbijetesën, por një disfatë mund të jetë fatal për rënien nga kategoria të Espanyol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat