Voska Sport ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në Ligën e Parë, për herë të parë.
Trajneri Berat Imeri ka folur pas titullit kampion.
“Urime të gjithëve për këtë sukses historik. Jemi të lumtur, që të gjithë së bashku kemi kontribuuar që Voskën ta shohim në Ligën e Parë.
Besoj se një gjë të tillë e kemi merituar pas ndeshjeve të treguara dhe rezultateve të arritura, e ku lirisht mund të mburremi që kemi skuadrën më efikase me gola të shënuar, apo gola të shënuar për ndeshje.
Gjithashtu kemi edhe golashënuesin më të mirë të Ligës, Behar Fetain, i cili ka shënuar 29 gola”, deklaroi trajneri Imeri.
Voska Sport të premten feston inkuadrimin në Ligën e Parë.