Ramos pranë rinovimit të kontratës

Futboll

Ramos pranë rinovimit të kontratës

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:42
Sergio Ramos

Sergio Ramos është shumë pranë rinovimit të kontratës edhe për një vit me Paris Saint Germain, siç zbulohet sot nga shtypi iberik.

Ramos është në rrugën e duhur për të ngritur lart trofenë e 28-të si profesionist (PSG praktikisht e ka fituar titullin në Ligue 1).

Situata e tij në Paris ndryshoi në kohë rekord dhe rinovimi i tij hyn në një fazë vendimtare dhe ka shumë optimizëm që të konkretizohet.

Al Khelaïfi, president i PSG-së, është shumë i kënaqur me paraqitjen e andaluzianit Ramos dhe vetë lojtari dëshiron të luajë për gjigantët parizienë.

Ramos u bë lider si brenda dhe jashtë dhomës së zhveshjes dhe lëndimi i tij, që i shkaktoi dhimbje koke vitin e kaluar, sepse e mbajti atë joaktiv për një kohë të gjatë, u tejkalua plotësisht.

Një nga arsyet që Ramos është afër rinovimit të kontratës është shfaqja shumë e mirë që pati në ndeshjen e Champions League, kundër Bayernit, pavarësisht se PSG u eliminua.

Me rinovimin thuajse të sigurt të Sergio Ramos dhe vazhdimësinë e garantuar të francezit Kylian Mbbapé, PSG po siguron dy element thelbësorë, pasi do të humbasë kapitenin e kombëtares argjentinase, Lionel Messi, për sezonin 2023/24.

Gjithashtu ka gjasa që të largohet edhe braziliani Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat