Dukagjini kërkon fitore për të shpresuar daljen në Evropë 

Futboll

Dukagjini kërkon fitore për të shpresuar daljen në Evropë 

Nga: K. Goca Më: 19 maj 2023 Në ora: 15:23
Pamje nga një ndeshje

Dukagjini i Klinës meriton kompliment së bashku me kryetrajnerin Armend Dallku.

Klinasit renditet në vend të katërt me 47 pikë dhe kanë dy më shumë se Prishtina në të pestin pas 34 javësh në elitën e futbollit të Kosovës.

Klinasit kurrë më afër Evropës nëse përfundojnë në vend të katërt dhe nëse dështon Prishtina në finale të Kupës së Kosovës në duel me Gjilanin.

Dukagjinasit nuk duan asgjë tjetër përveç fitore në duel me Trepçën ’89, që luhet nesër në stadiumin “18’ Qershori” në Klinë hyrja është falas sipas tyre. 

 “Kampionati është në fazën e fundit, edhe dy ndeshje edhe dy finale deri në përfundim!

Të shtunën, të gjitha rrugët e qytetit e kanë vetëm një destinacion, stadiumin ‘18 Qershori’”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat