Prishtina uron Ballkanin për titullin e kampionit të Kosovës

Futboll

Prishtina uron Ballkanin për titullin e kampionit të Kosovës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Me humbjen e Dritës nga Malisheva, skuadra e Ballkanit edhe zyrtarisht u shpall kampione e Superligës së Kosovës.

Në anën tjetër, punën e titullit Ballkani e mbylli me fitoren e sotme 2:0 ndaj skuadrës së Ferizajt, raporton KosovaPress.

Për Ballkanin ky është titulli i kampionit i dytë me radhë, pasi që e fitoi edhe sezonin e kaluar 2021/22.

Tani, skuadra e Prishtinës e ka uruar Ballkanin për titullin e kampionit të edicionit 2022/23.

“FC Prishtina uron FC Ballkanin për titullin e kampionit të Kosovës në edicionin 2022/23 në Albi Mall Superligë.

Klubi kryeqytetas i deshiron suksese në arenën ndërkombëtare ekipit nga Suhareka”, shkruante në postimin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat