“Ndahen” në fund të sezonit Southampton dhe trajneri Ruben Selles

Futboll

“Ndahen” në fund të sezonit Southampton dhe trajneri Ruben Selles

Më: 24 maj 2023 Në ora: 16:07
Ruben Selles

Southampton po përgatitet të rifillojë punën për sezonin e ri, por këtë herë jo në elitë, në Premier League, por në Championship, pasi është klubi i parë që u rrëzua.

Megjithatë në sezonin e ardhshëm skuadra nuk do të drejtohet nga trajneri Ruben Selles.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi, ndërsa thekson se palët kanë rënë dakord që të ndërpresin marrëveshjen në fund të këtij edicioni të Premier League.

Spanjolli pranoi të drejtonte skuadrën në javët e fundit, pavarësisht se situata dukej shumë e komplikuar megjithatë ai nuk do të qëndrojë në krye të saj sezonin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat