Dortmund nën presion, Haller humbet penalltinë

Futboll

Dortmund nën presion, Haller humbet penalltinë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 16:00
Pamje nga ndeshja

Dortmund është duke humbur me rezultatin 0-2 nga Mainz dhe kjo do të thotë se Bayern Munich shpallet kampion nëse vazhdon kështu rezultati.

Direkt pas golit të shënuar nga miqtë, VAR ka sinjalizuar një penallti për “grerëzat”, por Sebastian Haller ka gabuar nga pika e bardhë pasi portieri kundërshtar e ka pritur.

Dortmund as vetë nuk po e beson këtë që po ndodh brenda fushës së tyre.

Mainz kaloi në avantazh dhe menjëherë më pas vendasit morën një penallti dhe Haller gaboi përpara portierit.

Menjëherë pas kësaj mundësie të humbur, Mainz ka ndëshkuar përsëri Dortmund duke i lënë në gjendje shoku. Në minutën e 24-të, Onisiwo shënoi golin e dyfishimit të rezultatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat