Këto janë ekipet që garojnë në Evropë nga Gjermania

Futboll

Këto janë ekipet që garojnë në Evropë nga Gjermania

Më: 27 maj 2023 Në ora: 19:18
Logo e Bundesliga I

Bayern Munih ka arritur që të shpallet kampion, ndonëse pakkush e kishte pritur.

“Bavarezët” triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Kolnit, me golin e shënuar në minutat e fundit, gol që ia siguroi titullin e kampionit.

E në anën tjetër, Borussia Dortmund barazoi 2:2 me Mainz, duke e lëshuar nga duart titullin në ndeshjen e fundit.

Në Ligën e Kampionëve përveç Bayernit dhe Dortmundit do të garojnë edhe Leipzig dhe Union Berlin.

Në Ligën e Evropës do të jetë Freiburg kurse në atë të Konferencës Bayer Leverkusen.

Hertha Berlin dhe Schalke do të garojnë në Bundesliga 2, kurse Stuttgart do të luftojë në ndeshjen e barazhit për të mbetur në elitën e futbollit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat