Llapi feston titullin e kampionit në Superligën e juniorëve

Futboll

Llapi feston titullin e kampionit në Superligën e juniorëve

Më: 27 maj 2023 Në ora: 20:18
Llapi

Skuadra e Llapit U19 e ka festuar sot titullin e kampionit në Superligën U19.

Juniorët e Llapit titullin e kampionit e siguruan një xhiro më parë, pas një gare të fortë, ku rivalë kryesor i kishin bashkëmoshatarët e tyre të Ballkanit.

Në ceremoninë zyrtare të shpalljes së kampionit që u mbajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pas ndeshjes me Ramiz Sadikun (0:3), trofeun për skuadrën llapjane e ndau kryetari i Komisionit të Garave të juniorëve,

Ardian Llumnica, derisa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e klubit llapjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat