Në lojë vetëm “mbijetesa” dhe një “biletë” për Conference League

Futboll

Në lojë vetëm “mbijetesa” dhe një “biletë” për Conference League

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:54
Logo e Premier League

Pasditen e sotme më konkretisht në orën 17:30, Kampionati anglez i futbollit, Premier League do të zhvillojë javën e 38-të dhe të fundit të këtij edicioni, ku padyshim pritet të ketë emocione të forta dhe spektakël të garantuar.

Plot 3 ekipe luajnë për “mbijetesën” në elitën e futbollit anglez, me Everton, Leicester e Leeds United, që janë të pozicionuar aktualisht në vendet 17, 18 e 19 të renditjes, me respektivisht 33, 31 e 31 pikë, me Leeds e Leicester që kërkojnë vetëm fitore në sfidat e ditës së sotme.

“Dhelprat” e Leicester do të përballen në “King Power Stadium” me “çekiçët” e West Ham, me këta të fundit që përveç finales së madhe të Conference League, ku bëjnë pjesë nuk asnjë ndeshje të mbetur për këtë sezon. Në krahun tjetër, Leeds do të presë në “Elland Road”, “londinezët” e Tottenham, me vendasit që kërkojnë mbijetesën, ndërsa Spurs kërkon 3 pikë “të arta” për të patur 1 mundësi në garën e një “bilete” të Conference League ndaj Aston Villa.

Mirëpo, ndryshe nga Leeds United e Leicester, “blutë” e Everton do e kenë më të “thjeshtë” sigurimin e mbijetesës në Premier League, teksa do të presin në “Goodison Park”, “qershitë” e Bournemouth, me këta të fundit që nuk kanë më asnjë për të luajtur në Premier League, teksa rendinten në mesin e tabelës me 39 pikë.

Ndër të tjera, pasditen e sotme do të zhvillohen gjithashtu dhe sfidat, Brentford-Manchester City, Manchester United-Fulham, Chelsea-Newcastle, Aston Villa-Brighton, Crystal Palace-Nottingham Forest dhe Southampton-Liverpool,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat