Bellingham largohet nga Dortmundi

Futboll

Bellingham largohet nga Dortmundi

Më: 28 maj 2023 Në ora: 18:55
Bellingham

Sot në bazën stërvitore të klubit ka mbërritur Jude Bellingham.

Sipas Ruhr Nachrichten, anglezi erdhi për të negociuar me drejtorin menaxhues Hans-Joachim Watze, si dhe për të shpërndarë dhuratat e lamtumirës për lojtarët dhe stafin.

Nëna e Judës i shkroi një mesazh të veçantë stafit duke thënë “faleminderit për gjithçka”.

19-vjeçari pritet të bashkohet me Real Madridin në verë. Transferimi i tij vlerësohet në 100 milionë euro.

Në 132 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat, lojtari ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 25 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat