Matthaus: Salihamixhiq bëri gabim kardinal me Flick

Futboll

Matthaus: Salihamixhiq bëri gabim kardinal me Flick

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:59
Lothar Matthaus

Futbollisti legjendar i kombëtares së Gjermanisë dhe ish-ylli i Bayernit, Lothar Matthaus, ka komentuar situatën në ish-klubin e tij.

Në fakt, menjëherë pasi e mbrojti titullin e kampionit në Bundesligë, klubi bavarez shkarkoi nga detyra dy zyrtarët e lartë të klubit, drejtorin ekzekutiv Oliver Kahn dhe drejtorin sportiv Hasan Salihamixhiq.

“Gabimi më i madh i Kahn është se ai nuk arriti të bindë të gjithë në klub për idetë e tij.

Nëse do t'ia kishte dalë, të gjithë do të qëndronin pas tij dhe ai do të kishte mbështetjen e tyre.

Salihamixhiq bëri një gabim kardinal dy vjet më parë sepse ai nuk e mbajti trajnerin Hansi Flick. Por kjo nuk është e gjitha, mendoj se Bayern solli lojtarë që nuk i përshtaten mënyrës se si luan kjo skuadër. Salihamidzic nuk ishte dakord me Flick për disa emra dhe prandaj u ndanë.

Çfarë lloj lojtari i duhet Bayernit? Ata nuk kanë mundur të gjejnë një sulmues më të mirë që nga largimi i Lewandowskit.

Për mendimin tim Dushan Vlahovic është kandidati më i mirë për atë pozitë”, tha Matthaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat