Pas Leaos, një tjetër rinovim me rëndësi në “shtëpinë” e Milanit

Futboll

Pas Leaos, një tjetër rinovim me rëndësi në “shtëpinë” e Milanit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:29
Milani

Mike Maignan rezultoi si një nga prurjet më cilësore për Milanin në vitin 2021.

I transferuar nga Lille për shumën e 13 milionë eurove, francezi u shndërrua në një nga elementët vendimtarë të skuadrës së drejtuar nga tekniku Stefano Pioli duke fituar sezonin e kaluar edhe titullin e Serie A.

Kështu, edhe pse kontrata aktuale i skadon në vitin 2026, drejtuesit kuqezi kërkojnë ta bëjnë të qartë para hapjes së merkatos se objektivi i tyre është ta “blindojnë” portën nëpërmjet Maignan edhe për shumë vite në vazhdim.

Në këtë formë, siç raporton Gazzeta Dello Sport, Milan i ka ofruar një kontratë të re 27-vjeçarit. Kontratë e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028 ndërsa sigurisht përmban edhe kushet të përmirësuara financiare.

Për momentin, Maignan përfiton 2.8 milionë euro në sezon ndërsa me kontratën e re që pritet të zyrtarizohet së shpejti, francezi do të arkëtoj 30% më shumë, ose thënë ndryshe 4 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat