Ibra mund të largohet nga Milani

Futboll

Ibra mund të largohet nga Milani

Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:27
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç mund të largohet nga Milani pa lojën përshëndetëse.

Veterani i sulmit është ende i lënduar dhe vështirë se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit sezonale të “Rossoneri” kundër Hellas Veronës të dielën në San Siro.

Suedezi synonte të jetë gati për këtë ndeshje dhe të luante, e më pas t’i përshëndesë tifozët Kuqezi, në atë që mund të ishte ndeshja e tij e fundit në fanellën e gjigantit italian.

Sidoqoftë, duket se gjiganti i sulmit nuk do të mundë ta bëjë këtë për shkak të një problemi në pulpën e këmbës.

Ibrahimovic publikisht nuk ka folur kurrë për pensionimin nga futbolli, por ka gjasa që, krahas largimit nga Milani, ai të vendos ta lë përfundimisht futbollin pasi nuk po e lënë rehat lëndimet.

Nëse vendos të pensionohet menjëherë, gjiganti suedez me prejardhje boshnjake mund të bëhet pjesë e “Team Raiolas”, duke iu bashkuar menaxherit Enzo Raiola në këtë fushë, i cili është i biri i menaxherit legjendar, Mino Raiola, i cili ishte menaxher i Ibrës në thuajse krejt karrierën e tij.

Natyrisht, pas lojës së të dielës, Ibra pritet t’i përshëndet tifozët “Rossoneri”, të cilët e kanë dashur më së shumti nga të gjithë tifozët e klubeve ku ka luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat