Liria mobilizohet, sfida me Ferizajn “jetë a vdekje” 

Futboll

Liria mobilizohet, sfida me Ferizajn “jetë a vdekje” 

Nga: K. G. Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:43
Pamje nga ndeshja Liria - Ulpiana

Të gjithë janë në pritje të ballafaqimit final të barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit.

Prizrenasit kërkojnë rikthimin në elitë e Ferizaj ta ruajë statusin e tanishëm të Superligës.

Liria mobilizohet, sfida me Ferizajn “jetë a vdekje”.

“Të martën në lokalet e FFK-së, është hedhur shorti për ndeshjen e dytë të barazhit, që zhvillohet me 4 qershor ndërmjet Ferizajt e Lirisë.

Shorti e deshi që edhe në këtë ndeshje Liria, të jetë mysafire në letër.

Andaj, nga ky short edhe burojnë detyrat dhe obligimet e KF Liria.

Tribuna Jugore do të jetë e rezervuar për tifozët e KF Liria. 

Shpresojmë që ajo të jetë e mbushur përplot, në mënyrë që me përkrahjen e Arpagjikëve dhe adhuruesve tjerë të shumtë të klubit, të arrijmë qëllimin.

Dita e diel, për prizrenasit është shumë e rëndësishme. 

Të gjitha rrugët dërgojnë në Podujevë.

Të gjithë do të ecim bashkë, në mbështetje të skuadrës për të arritur objektivin, që me fitore të kthehemi në Superligë. 

Aty ku e kemi vendin.

KF Liria, është duke bërë përgatitjet e fundit,  për të qenë sa më afër suksesit. 

Tifozët, do të njoftohen me kohë për mënyrën e udhëtimit dhe shpërndarjen e biletave, si dhe obligimet e tyre në ndeshje.

Ndeshja, Ferizaj-Liria, zhvillohet me 4 qershor 2023 në ora 15.00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, në Podujevë”, njofton FC Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat