Tifozeritë më të zhurmshme

Futboll

Tifozeritë më të zhurmshme

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:31
Tifozeritë

Rekordet sezonale në shitje biletash dhe në të ardhurat prej tyre nuk e kanë ndihmuar Milanin të jetë mes 10 klubeve me tifozërinë më të zhurmshme në Europë.

Studimi i bërë nga “Expedia Live” ka zbuluar se tifozët me numrin më të lartë të decibelëve ndodhen në Liverpul.

“Anffield Road” me mbi 53 mijë zëra që buçasin ka lënë prapa të gjithë konkurrencën.

Edhe atë të Barcelonës, e cila krenohet me stadiumin e saj prej thuajse 100 mijë ulësesh.

Sidoqoftë, edhe kur është plot, “Camp Nou” nuk arrin të prodhojë zhurmë për të qenë më lart se vendi i dytë. Podiumi plotësohet nga Mançester Siti, qëtë shtunën e ardhshme do të sfidojë Interin nëfinale e Champions-it.

Zikaltrit e Milanos ashtusi kuqezinjtë e të njëjtit qytet nuk janë as mes10 më të mirave, ku mungojnë edhe tifozët eMançester Junajtidit, por jo ata të Çelsit (8). Nëkëtë renditje, Juventusi i vendit të 10-të përfaqëson Italinë, ndërsa Sëlltiku dhe Rejnxhersat ruajnë traditën, duke qenë në vendin e 4-t dhe të 6-të.

“Top-10”-shja plotësohet nga Reali (5), Dortmundi (7), ndërkohë që vendi i nëntëmbahet nga fanatikët e Gallatasarajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat